Rreth Nesh

Ne jemi tre kompani te pavarura, qe jane marre vesh te bashkepunojne sebashku per te njetin qellim, fusheveprim dhe zgjidhje (teknike).
Bashkepunimi yne nuk perjashton aktivitetin vetjak dhe as konkurrencen ndermjet nesh kur bashkepunimi rezulton i pamundur dhe/ose kunderproduktiv.

DWH – ALBANIA shpk, me seli ne Tirane (Shqiperi)

DWH – KOSOVA shpk, me seli ne Prishtine (Kosove)

D&W HANDEL eU, me seli ne Stockerau (Austri)

Bisnesi yne eshte levrimi dhe suporti i teknologjive geoinformative. Ne perfaqesojmë - qe prej 25 vjetesh - Leica Geosystems (Zvicer), pjese e grupit Hexagon (Suedi) ne tregun shqipfoles dhe disa prodhues te tjere ne kete fushe.

Portofoli yne permban zgjidhje gjeodezike dhe fotogrametrike, te cilat jane instrumenta te pazevendesueshem ne te gjitha fushat, ku mjedisi hapesinor eshte objekt, i cili duhet kuptuar, perftuar dhe/ose ndryshuar.

Teknologjite realitet-perftuese (reality-capture technology) krijojne dhe ofrojne bote digitale nga kendveshtrime nga me te ndryshmet, qofte kjo nje distance e vetme ndermjet dy mureve te nje shtepie, apo kufij kadastrale te objekteve nga me te ndryshem ose forma tre-dimensionale te qyteteve, infrastruktura komplekse, ndermarrje utilitare dhe/ose vende te tera, si dhe vendgjarje. Keto bote dixhitale ofrojne informacionin e nevojshem te perdorshem, te cilat (informacione) jane me rendesi vendimtare per te kuptuar, planifikuar dhe zbatuar hapesiren dhe nderhyrjet ne te. Zgjidhjet tona ofrojne efikasitetin me te larte te mundshem.

Zgjidhjet tona (Leica) bazohen ne tre shtylla:

Teknologji Zvicerane: produktet e Leica-s jane produkte premium, 'top of the top' ne teknologjine zvicerane.

Tradite: origjina e Leica Geosystems daton ne 1819 me themelimin e kompanise Kern & Co. Prej 200 vjetesh Leica evolon dhe revolucionarizon gjeodezine.

T2, theodoliti i pare opto-mekanik-portativ ne bote, eshte shpikje dhe prodhim i Leica-s, me ane te se cilit vendoset baza e gjeodezise moderne.

C2, kamera e pare aerale ne bote.

B2, ploteri i pare fotogrametrik analog ne bote.

SmartStation-i i pare ne bote, duke shkrire perfundimisht Stacionin Total dhe GPS ne nje te vetem.

Multistation-i i pare ne bote i cili bashkon dy teknologji te ndryshme ne nje instrument te vetem (teknologjia e pikes me teknologjine e rese se pikave).

Inovacioni: Ekspertet e fushes tanime e dine se zgjidhjet Leica jane unike, pasi garantojne saktesi, siguri dhe qendrueshmeri. Kur behet fjale per te qene i sigurte, ka nje adrese: Leica Geosystems AG.

DWH po udheheq dhe mbeshtet - prej dy dekadash -  Tregun Shqiptar në boten e Leica-Geosystems.
Kjo faqe eshte nje prezantim i pergjithshem i zgjidhjeve tona. Kjo faqe nuk perben nje informacion ezaurus te produkteve qe ne ofrojme ne treg, pasi nje qellim i tille eshte i pamundur. Per tu njohur me te gjitha zgjidhjet qe ne ofrojme dhe per informacion te detajuar duhet te kontaktoni stafin tone (s. kontakt).

Pervoja e kaluar na ka mesuar:
Ju, vetem, mund te gjeni një zgjidhje të mire per nevojat tuaja.
Ne gjithashtu mund t'ju ofrojme nje zgjidhje të mire per nevojat tuaja.
Por se bashku mund te gjejme zgjidhjen më të mire te mundshme per nevojat tuaja.

Jeni te mireseardhur!

DWH - Albania shpk

Eri Celiku

Office Manager

T. +355 4 22 51 998
M. +355 69 20 57 935
E. albania@dwh-solution.com

DWH - Kosovo shpk

Leta Gagica

Office Manager

T. +381 38 22 37 54
M. +377 44 77 93 79
E. kosovo@dwh-solution.com

Klientet tane kryesore

Kontakto per cmimin